75 Mall Live Search
23:47 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

Barcelona dhe Juventusi po bëhen gati për një tjetër marrëveshje, Pjanic përsëri i përfshirë

Skuadra e Barcelonës dhe Juventusit pritet të bëjnë një shkëmbim lojtarësh edhe në këtë merkato verore.

Sezonin e kaluar, Miralem Pjanic kaloi në Barcelonë dhe Arthur Melo tek Juventusi. Po ashtu Juventusi shtoi edhe 10 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Sipas “RAC1”, në mmerkaton verore, Barcelona po mendon ta nisë Miralem Pjanicin përsëri për në Juventus dhe si këmbim të marr Rodrigo Bentacurin.

Dy skuadrat për momentin kanë pezulluar bisedimet, por ky propozim është në tavolinën e merkatos./Indeksonline/