75 Mall Live Search
22:27 / E Premte, 05 Maj 2023 / Gj. Sh

Barcelona dhe PSG pas Joao Felix

Kur jemi në prag të merkatos, ende nuk dihet e ardhmja e sulmuesiy, Joao Felix .

Portugezi është i huazuar nga klubi i Atletiko Madridit te Chelsea deri në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Klubi anglez dëshiron ta ketë në skuadër edhe për vitin tjetër, por nuk është e gatshme të paguaj 100 milionë euro të kërkuara nga “Los Colchoneros”.

Sipas “El Mundo Deportivos”, agjenti i Felix, Jorge Mendes, po punon për të gjetur një klub të ri për klientin e tij.

Sipas gazetës dy klubet të cilat kanë shfaqur interesim deri më tani janë Barcelona dhe PSG./IndeksOnline/