Barcelona dhe Real Madrid në garë për futbollistin që po shkëlqen në La Liga
Barcelona dhe Real Madrid i janë future garës për të nënshkruar me Lo Celso, mesfushori në pronësi të PSG-së i cili këtë sezon është i huazuar te Betis në La Liga.
Lajmi është bërë i ditur nga “The Confidential”, teksa të dy klubet e mëdha duan ta afrojn ë argjetinasin në verë.
Klauzola e blerjes së lojtarit është rreth 25 milionë euro. Nëse Betis do të kualifikohej për Europë, atherë opsioni do të bëhej i detyrueshëm.
Ndërkohë Betis tashmë e kanë informuar PSG-në se do të blejë ftubollistin në fund të këtij sezoni.
Megjithatë skuadra nga qyteti i Sevillë-s vështirë se do ta mbajë lojtarin, pasi Reali dhe Barcelona kanë mundësi të më mëdha financiare dhe munda ta blejnë fare lehtë në fund të sezonit.
Gjithashtu për të arritur te argjetinasi Reali mund të përdorë kartonin e Theo Hernandez dhe Hamchaf Hamki, të cilët nuk gjejnë hapsira te Los Blancos.