13:59 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona dhe Real Madridi, në luftë për yllin holandez

Barcelona mund të bëjë një tjetër goditje alla De Jong nga Ajaxi.

Me synimin për të rinovuar repartin e mesfushës drejtuesit pritet të duelojnë me Real Madridin për Van De Beekun, i cili verën e kaluar ishte afër kalimit në Madrid.

Katalonasit janë të bindur se 22-vjeçari do të ishte lojtari perfekt për t’iu bashkuar De Jongut dhe nuk do të kishte probleme ambientimi pasi i përshtatet stilit të lojës të Barçës.

 Problem mbetet konkurrenca e madhe për lojtarin i cili që tani vlerësohet 60 milionë euro, ndërsa pas janarit Ajaxi mund të kërkojë edhe më shumë për kartonin e tij./Indeksonline/