Barcelona dhe Reali përballen sot në “Santiago Bernabeu”, formacionet e mundshme

Dy liderët e La Ligës, Barcelona dhe Real Madrid, do të përballen sot ndërmjet veti në “El Clasico”.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” më fillim nga ora 16:15 dhe është e vlefshme për javën e nëntë të La Ligas, shkruan IndeksOnline.
Barcelona dhe Real Madrid nuk dinë për humbje këtë sezon duke zënë pozitat e para në tabelë me nga 22 pikë, por që skuadra e Xavit ësnhtë e para në renditje falë gol diferencës.
Los Blancos në këtë ndeshje do të jetë pa portierin Courtois dhe mesfushorin Ceballos, kurse te Blaugranët do të mungojnë Aruajo, Bellerin, Christensen dhe Depay.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Tchouameni, Kroos, Modric; Valverde, Vinicius, Benzema.
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Pique, Eric Garcia, Marcos Alonso; Busquets, Gavi, Pedri; Raphinha, Dembele, Lewandowski./IndeksOnline/