75 Mall Live Search
11:19 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Barcelona dhe Roma arrijnë marrëveshjen për transferimin e Carles Perez

Futbollisti 21 vjeçar i Barcelonës, Carles Perez duket që shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës italiane, Romës.

Sipas Di Marzio, Barcelona dhe Roma kanë arritur të dakordohen për transferimin e futbollistit, ku katalunasit e kanë pranuar ofertën e Romës për ta huazuar futbollistin me mundësi blerje prej 13 milionë euro.

Perez më parë ishte pjesë e Barcelona B kurse gjatë vitit 2019 u bë pjesë e skuadrës së parë, ku me paraqitjet e tij mori vëmendjen e klubeve të tjera, kurse vlera e tij aktuale në treg sipas transfermarkt është 10 milionë euro./Indeksonline/.