15:20 / E Enjte, 13 Maj 2021 / Blerim

Barcelona do ‘godas’ gjatë verës, kjo dyshe pritet të zbarkojë në ‘Camp Nou’

Skuadra e Barcelonës po punon shumë për t’i sjellë dy futbollistë gjatë afatit veror të transferimeve.

Ashtu siç shkruajnë dy gazetarët e njohur të ESPN, Moillorens dhe Samuel – Barça do të tentoj sjelljen e Kun Agueros dhe Memphis Depay në ‘Camp Nou’, shkruan IndeksOnline

Aguero tashmë e ka zyrtarizuar largimin nga Manchester City në fund të këtij stinori. Kurse, Depay është në kërkim të një aventure më cilësore.

Kujtojmë që Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, prandaj katalunasit janë në kërkim të zëvendësuesit të tij./IndeksOnline/