Barcelona do të ankohet për kartonin e kuq ndaj Koeman

Barcelona ka njoftuar se do të apelojë kundër vendimit për kartonin e kuq të trajnerit Ronald Koeman.
Koeman u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kundër Granadas, të cilën “Blaugranët” e humbën me rezultatin 2-1 në kuadër të La Ligas.
Tani, klubi ka njoftuar se do të apelojë vendimin për përjashtimin e Komean.
Kartoni i kuq ishte i pari për Koeman si trajner i Barçës. Gjyqtari Pablo González Fuertes e përjashtoi atë nga loja në min 66’.
“Barcelona do të apelojë kundër vendimit për suspendimin e Koeman. Komiteti i Referëve ka deklaruar se Koeman ka marrë një dënim prej dy ndeshje mos-lojë”, u tha në deklaratën e klubit.
Barça to appeal @RonaldKoeman suspension
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 30, 2021
? https://t.co/1POmfn5Osw pic.twitter.com/DMPpspiwJv