75 Mall Live Search
22:10 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Barcelona do të mund të transferoj të gjithë talentët e Ajaxit

Barcelona dhe Ajax mund të jenë në prag të krijimit të një marrëdhënieje të veçantë të dy klubeve që po eksplorojnë mundësinë e bashkëpunimit për transferimet.

Sipas “Sport” , ideja e kësaj lidhjeje u shfaq gjatë bisedimeve të transferimit mbi Frenkie de Jong, i cili nënshkroi për klubin spanjoll në afatin e transferimit të janarit, shkruan Indeksonline.

Pra, marrëveshja mes dy klubeve do të shihte Barcelonën si precedent mbi transferimet për lojtarët e rinj, të vlerësuar me të vërtetë që dilnin nga Ajax.

Në anën tjetër Ajax do të mund të huazoj futbollistët e Barcës të cilët nuk kanë vend te skuadra e La Ligas ndërsa mund të gjejnë hapsira në Ligën Holandeze.

Bashkëpunimi mes tyre mund të ecë përpara në varësi të së ardhmes së Matthijs de Ligt, i cili është lidhur me një lëvizje në Barça gjatë verës. /IndeksOnline/