75 Mall Live Search
08:46 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / Gj. Sh

Barcelona do të nxjerr në ankand fanellat që do të përdoren ndaj Valencias, parat do të dhurohen për bamirësi

Të dielen Barcelona do të përballet me Valencian, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të të La Ligas.

Klubi katalanas ka vendosur që fanellat të cilat do të vishen nga futbollistët do të dalin në një ankand publik, shkruan IndeksOnline.

Ato do të nënshkruhen dhe parat e mbledhura do t’u dërgohen popullatës që janë më të prekura nga cunami ”Dana”, ku edhe pas më shumë se dy muaj nga kjo katastofë natyrore nuk janë kthyer ende në normalitet.

Kjo është hera e dytë që Barcelona merr këtë inciativë, pas asaj në ndeshjen ndaj Espanyolit, ku u mblodhen 90 mijë euro./IndeksOnline/