75 Mall Live Search
08:56 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Barcelona do t’i hap derën Dembeles në janar

Ishte një verë mjaft e komplikuar sa i përket transferimeve te skuadra e Barcelonës, kjo si shkak i pandemisë Covid-19.

Barcelona ngase nuk bëri shumë prurje të reja, por largoi dy futbollistët e saj kyç, ka vendosur që Demeblen ta shesë në janar, kjo për të nënshkruar me dy futbollistë të tjerë, shkruan IndeksOnline

Francezi ishte shumë afër që t’i bashkohej Manchester United, por që nuk kishte kohë ta kompletonte transferimin e tij.

Barcelona mund të pranoj edhe shifrën prej 80 milionë euro për sulmuesi e krahut.