75 Mall Live Search
17:53 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Barcelona do t’i ofroj Chelseas Coutinhon për mesfushorin e tyre

Një shkëmbim spektakolar duket se po përgatitet gjatë kësaj vere në mes të skuadrave të Barcelonës dhe Chelseas.

Katalanasit janë të interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelseas, N’Golo Kante dhe janë në gjendje që për të ta sakrifikojnë Philippe Coutinhon i cili gjithashtu po kërkohet nga londinezët.

Sipas Mundo Deportivo, Kante është lojtari që po pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e Barcelonës.

Ndërsa Chelsea ka disa javë që ka shfaqur interesim për të transferuar Coutinhon dhe gjithçka mbetet të shihet javëve në vijim për vendimet që do të merren. /IndeksOnline/