Barcelona e bën për ”pesë pare” Bayernin, i çon selam Real Madridit

Barcelona ka shkëlqyer sonte ndaj Bayern Munchenit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra katalanase ka shënuar fitore bindëse në ”Estadi Olímpic Lluís Companys”, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi brazilian, Raphinha ishte në top formë, duke ralizuar hat-trick, në minuat 1′, 45′ dhe 56′, ndërsa një gol e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 36-të.
Golin e vetëm për Bayernin e shënoi Harry Kane, në minutën e 18-të.
Kjo ishte fitorja e dytë e Barcelonës këtë sezon në Champions, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Bayern Munich ka 3 pikë./IndeksOnline/