75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 23 Gusht 2020 / C E

Barcelona e dëgjoi Fenomenin, nuk e la Messin të largohet

E ardhmja e Lionel Messit ishte në dyshim sidomos pas humbjes së Barcelonës ndaj Bayernit me rezultat 8-2.

Argjentinasi kishte kërkuar të largohet nga Camp Nou pasi ishte i pakënaqur me gjendjen e skuadrës, shkruan Indeksonline.

Por fenomeni Ronaldo i kishte thënë Barcës që ta mbaj me të gjitha forcat Messin pasi ai është referencë e skuadrës.

Messi është referencë e skuadrës dhe unë, nëse do të ishte Barcelona, ​​nuk do ta linim atë të largohej. Ai ka një marrëdhënie shumë të fortë me klubin dhe nuk mendoj se ai do të ndalojë të dëshirojë të luajë për këtë ekip. Pas humbjes 8-2 në Ligën e Kampionëve ata po kërkojnë fajtorë dhe përgjegjës. Messi ka nevojë për shokët e tij të skuadrës për ta ndihmuar atë dhe Barcelona duhet të mendojë diçka ndryshe për sezonet e ardhshme. Largimi i lojtarit të tij kryesor nuk është zgjidhja“, ka thënë Ronaldo.

Së fundmi është bërë e ditur se Messi do të qëndroj, pasi Koeman i ka garantuar stabilitet dhe një fillim të ri. /IndeksOnline/