Barcelona e gatshme që ta shes mesfushorin kroat
Sipas asaj që është raportuar nga “FOX Sports”, Barcelona është duke konsideruar shitjen e mesfushorit kroat , Ivan Rakitic.
Barcelona thuhet se ka opsione të tepërta në mesfushë dhe raportet e fundit kanë shprehur se Rakitic mund të jetë afër largimit nga Camp Nou.
Nëse ky lajm do të jetë i vërtetë atëherë, disa nga klubet e njohura si Inter, Manchester United dhe Arsenal, do të jenë në gadishmëri që të tentojnë të arrijnë marrëveshje me yllin kroat./Indeksonline/.