21:50 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Barcelona e gjen futbollistin që do ta zëvendësoj Suarezin

Lëndimi i Suarezit për Barcelonën ka qenë një lajm mjaftë i hidhur pasi që ai ishte një nga lojtarët vendimtar të Barçës.

Mirëpo klubi katalunas duket se e ka menduar opsionin për zëvendësimin e tij, e ai është Lautaro Martinez  i Interit.

Suarez për tre muaj do të jetë jashtë fushës, andaj drejtuesit e Barcelonës besojnë se Martines mund ta plotësojë mungesën e tij.

Po ashtu edhe trajneri i ri i Barcelonës e ka pranuar që janë të fokusuar në transferimin e futbollistit, ku ka thënë “Po është e vërtetë që ne po flasim për të”.

Barcelona është e përgaditur të bëjë një ofertë mjaftë të mirë për klubin italian, kurse kontrata e futbollistit nuk skadon me Interin deri në vitin 2023, i cili ka shënuar 15 gola në 25 paraqitje./Indeksonline/.