75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / Gj. Sh

Barcelona e gjen zavëndësuesin e De Jong

Holandezi Frenkie de Jong, pritet të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar për tu transferuar te skuadra e Manchester United.

Djajtë e kuq janë afër marrëveshjes me klubin spanjoll, për një transferim i cili do të kushtonte rreth 80 milionë euro.

Por skuadra e drejtuar nga legjenda Xavi, si duket e ka gjetur zëvëndësuesin e De Jong.

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka rënë dakord me Valencian për blerjen e Carlos Soler, për 20 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Tani të gjithë presin fjalën Frenkie de Jong, pasi holandezi duhet të arrijë marrëveshjen e me “Djajtë e Kuq” sa i përket pagës.