Barcelona e interesuar për ish mbrojtësin e City-it

Barcelona është e interesuar të nënshkruaj me mbrojtësin e majtë të RB Leipzig, Angelino, shkruan gazeta spanjolle ‘Sport’.
Katalunasit po kërkojnë zëvendësuesin e Jordi Alba, ku ish mbrojtësi i Manchester City-t, Angelino duket si një nënshkrim i mundshëm.
Mbrojtësi spanjoll luajti tek ekipi gjerman për 3 vite, bëri 98 paraqitje, duke shënuar 12 gola dhe 28 asistime.
Barcelona nuk është i vetmi ekip i interesuar për 25-vjeçarin./Indeksonline/