75 Mall Live Search
10:15 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / A. M.

Barcelona e interesuar për mbrojtësin e Athleticos

Barcelona ka bërë një ofertë drejt klubit së Athleticos, për mbrojtësin Inigo Martinez, transmeton IndeksOnline.

31-vjeçarit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe klubi po përpiqet ta bindë që të rinovoj kontratën, por mbrojtësi nuk dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në Bilbao.

Barcelona tashmë ka pesë qendërmbrojtës në rezervat e tyre, por duket se interesimi vazhdon edhe për të gjashtin./IndeksOnline/