Barcelona e ka gjetur te Chelsea pasuesin e Busquets

Barcelona mësohet se ka identifikuar mesfushorin e Chelsea-t, N’Golo Kante, si objektivin kryesor për të zëvendësuar Sergio Busquets vitin e ardhshëm.
Lojtari francez e përfundon verën e ardhshme kontratën me Chelsea-n dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe.
31-vjeçari e ka përparësi qëndrimin afatgjatë në “Stamford Bridge”, por “Blutë” janë të gatshëm t’i ofrojnë vetëm dy vite të garantuara me opsionin edhe një të tretë.
Përfaqësuesit e Kantesë kërkojnë një marrëveshje të paktën 3-vjeçare, pra deri në vitin 2025. Për këtë arsye, bisedimet kanë ngecur. Edhe nëse marrëveshja me Chelsea-n nuk arrihet, Kante nuk do ta ketë të vështirë për të gjetur ekip të ri.
Busquets gjithashtu është më vitin e fundit të kontratës me Barcelonës e me shumë mundësi do të preferojë ta nënshkruajë kontratën ndoshta të fundit të karrierës në MLS.
Zëvendësuesi i tij ideal për drejtuesit “blaugrana” do të ishte pikërisht Kante.