Barcelona e Koemanit e nis sezonin e ri me fitore, Coutinho dhe Dembele shënojnë në rikthim

Ekipi i Barcelonës ka arritur të shënoj fitore në miqësoren e parë në ndeshjet parasezonale.
Katalunasit arritën të fitojnë me rezultat 3:1 kundër Gimnasticas, transmeton Indeksonline.
Golat për Barcelonën i shënuan: Dembele, Griezmann dhe Coutinho. Kjo ishte ndeshja e parë e katalunasve nën drejtimin e Roland Koeman.
Çdo futbollist i ftuar luajti nga 45 minuta sot./Indeksonline/