Barcelona e kompletuar ndaj Sevillas, ja lista e plotë e të ftuarve
Barcelona dhe Sevilla do të përballen nesër në kuadër të javës së tetë në La Liga në atë që është ndeshja derbi e kësaj xhiroje.
Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje dhe skuadra duket e kompletuar përfshirë rikthimin e Jordi Albas dhe Ansu Fatit, shkruan Indeksonline.
Momentalisht, Barcelona gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 13 pikë, ndërsa Sevilla gjendet dy pozita më poshtë me pikë të njëjta./Indeksonline/
