Barcelona e konsideron shitjen e Luis Suarez
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez mund të largohet këtë verë nga Camp Nou.
Mediumet spanjolle raportojnë se bordi i ekipit katalan do ta konsideroj shitjen e tij nëse vjen oferta e duhur.
Disa herë ai është akuzuar që po e vë në prioritet kombëtaren para ekipit.
32 vjeçari i është nënshtruar një operacioni dhe ende nuk dihet se sa do të jetë jashtë fushës. /Indeksonline/