Barcelona e krahasoi me Lewandowskin, vjen përgjigjja nga Vedat Muriqi
Skuadra e Barcelonës sot ka krahasuar Robert Lewandowskin me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.
Në një postim në faqen zyrtare, skuadra katalanase ka paralajmëruar përballjen me Mallorcan me foton e sulmuesit polak, duke shkruar ”Lewy kundër Muriqit”, shkruan IndeksOnline.
Derisa ”Pirati” pak kohë më pas ka shpërndar atë postim duke e falenderuar për krahasimin që i është bërë.
”Ka pak sulmues që mund të konkurrojnë me Lewyn… Dhe unë nuk jam njëri prej tyre, por faleminderit.”, ka shkruar Muriqi.
Kujtojmë që Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik, ku ka shënuar 15 gola këtë sezon në La Liga dhe është golashenuesi i dytë më i mirë pas Kylian Mbappes, që ka shënuar 22 gola./IndeksOnline/
Hay pocos delanteros que compitan con Lewy…Y yo no soy uno de ellos 😅😂 pero gracias 🤝 https://t.co/USOIudL6Si
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 6, 2026

