75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 07 Mars 2022 / B O

Barcelona e kryen marrëveshjen me lojtarin e Chelseat

Barcelona po mendon që tani për sezonin e ardhshëm. Joan Laporta sot ka finalizuar marrëveshjen me mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen.

Mbrojtësi 25-vjeçar do të jetë i Barcelonës nga 1 qershori i këtij viti.

Christensen është pajtuar sot me kushtet e Barcelonës dhe do të arrijë në “Camp Nou” si transfer i lirë.

Futbollisti nuk është në Barcelonë dhe as nuk planifikon të udhëtojë në orët e ardhshme, por agjentët e tij janë pajtuar me Laportën për të gjitha kushtet.

Christensen do të nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Barcelonën./Indeksonline/