75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Barcelona e kryen obligimin, kalon në çerekfinale

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Lyonin me rezultat 5-1.

Pas barazimit pa gola në Francë, katalonasit ishin më të mirë në ndeshjen e kthimit.

Golat për Barcën i shënuan dy Messi (18′ dhe 78′), Coutinho (31′), Pique (81′) dhe Dembele (86′).

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Tousart në minutën e 58-të. /IndeksOnline/