75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / B O

Barcelona e largon milionerin e skuadrës, sot prezantohet te skuadra rivale

Barcelona i ka ndarë rrugët me sulmuesin e skuadrës, Martin Braithwaite. Sulmuesi danez e ka shkëputur kontratën me katalonasit.

Braithwate do të prezantohet sot te skuadra rivale e Barcelonës, Espanyol.

Xavi e ka njoftuar sulmuesin se nuk llogarit në shërbimet e tij dhe për këtë danezi ka gjetur skuadrën e re ku do ta vazhdojë karrierën.

Braithwate njihet si njëri nga futbollistët më të pasur aktiv ngase ka disa biznese të fuqishme në jetën private./Indeksonline/