75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona e mbyll dekadën me stil

Ndeshja e fundit e vitit 2019 dhe kësaj dekade ishte forma më e mirë për ta mbyllur për Barcelonën.

Ekipi i Valverdes dhuroi spektakël teksa e mposhti 4:1 Deportivo Alavesin, shkruan Indeksonline.

Tre yjet e sulmit, Messi Suarez dhe Griezmann realizuan të ndihmuar edhe nga një gol i Arturo Vidal.

Përveq golit, Suarez dhuroi tri asiste duke qenë kështu i përfshirë në të gjithë golat, ndërsa pa dyshim goli më i bukur ishte ai i Messit.

Me këtë fitore Barcelona e mbyll vitin në vendin e parë me 39 pikë pas 18 ndeshjeve./Indeksonline/