08:49 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / L K

Barcelona e mbyllë vitin me humbje, pëson 2 me 3 në tokën e largët

Barcelona i thotë lamtumirë vitit me një humbje. Skuadra e Xavit ka pësuar humbje me rezultat 2 me 3 në miqësoren e zhvilluar mbrëmë në Amerikë ndaj skuadrës meksikane, Club America.

Dy golat për katalonasit u shënuan nga Yamal dhe Guiu.

Megjithatë Barça mund të lehtësohet me humbjen në fushë ngase me këtë miqësore ka mbushur arkat për 4.5 milionë euro.

Ndeshjen e parë në 2024, Barça e luan si mysafire në terrenin e Las Palmas./Indeksonline/