Barcelona e nxjerr në shitje, gjiganti italian i ofron kontratë Memphis Depayt

Barcelona ka nxjerr në shitje sulmuesin Memphis Depay, pasi tashmë kanë një numër të madh të futbollistëve në atë pozicion dhe nuk llogarisin në të për sezonin e ri, shkruan Indeksonline.
Ai sa ishte pjesë e blaugranëve nuk ka arritur ta dëshmoj vetën dhe tani është i lirë të zgjedh një klub tjetër për ta vazhduar karrierën.
“Sky Sports” raporton se për holandezin ka shfaqur interesim skuadra e Juventusit.
Sipas gazetës “Bardhëzinjët” i kanë ofruar një kontratë dy vjeçare depayt.
A do ta pranoj holandezi një ofertë nga Zonja e Vjetër ende nuk është bërë e ditur.
Depay ka kontratë me skuadrën e Barcelonës edhe një vit, por është i vendosur të largohet nga “Camp Nou”, pasi edhe klubi e ka nxjerr atë në shitje./Indeksonline/