Barcelona e obliguar ta shes njërin nga yjet e skuadrës

Barça do të duhet të hapë derën për një lojtar të rëndësishëm për të rregulluar masën e pagave. Dhe lojtari që duhet të largohet është njëri nga yjet e skuadrës për shkak të nivelit të pagave të tyre.
Shitja e Jordi Albas apo Busquets nuk mund të shmangë këtë problem, andaj Laporta me çdo kusht duhet të shes njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Ter Stegen, Koundé, Araujo, Gavi, Pedri, Lewandowski dhe Ousmane Dembélé janë në këtë listë të ngushtë dhe njëri nga ta duhet të shitet në verë.
Mediat katalonase parashikojnë se Ansu Fati ose Dembele janë favoritët për largim. Fati për shkak të formës ndërsa Dembele për arsye të lëndimeve të shpeshta./Indeksonline/