75 Mall Live Search
23:41 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

Barcelona e regjistron Ferran Torres në kohë për El Clasico

Transferi më i ri i Blaugranas mund të luajë ndeshjen e parë për Barcelonën.

Ferran Torres me në fund do të jetë gati të luajë pasi që Barcelona ka arritur që ta regjistrojë atë në kohë, kështu që ai mund të luajë në gjysmëfinalen për SuperKupën e Spanjës.

Sulmuesi i është bashkuar klubit nga Manchester City për 65 milionë euro dhe arriti që ta regjistrojë pasi që Samuel Umtiti pranoi ulje page me kontratën e re.

Plani origjinal ishte ta shisnin mbrojtësin francez por ai nuk dëshiron të largohet nga Nou Camp dhe pranoi t’i ulet paga për të qëndruar në Spanjë.

21 vjeçari do ta mbajë numrin 19 dhe mund të paraqitet për herë të parë kundër Real Madridi në ndeshjen gjysmëfinale të SuperKupës që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Ai e ka impresionuar trajnerin e ri Xavi Hernandez në stërvitje por deri tani deri kur u regjistrua për të luajtur në fushë.

Ai është rikuperuar nga një frakturë në shputë që bëri që ai të humbet disa ndeshje në Manchester City, pasi që lëndimi i tij përsëritej.

Ai u testua pozitiv për Covid-19 që bëri që të mos përparoj si duhet, por ai, bashkë me disa lojtarë të Barcelonës që tashmë janë rikuperuar nga lëndimet dhe virusi dhe Torres është gati ta bëjë paraqitjen e parë për Barcelonën.