Barcelona e respekton Messin, nuk ia jep askujt numrin 10-të, Manaj e merr këtë numër

Klubi i Barcelonës nuk e ka ndërmend të ia jap askujt këtë sezon numrin 10-të.
Numri që e barti Messi deri më tani, nuk do ta ketë askush në sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
Katalunasit i kanë dhënë një numër edhe sulmuesit shqiptar, Rey Manajt. Ai do ta ketë numrin 29-të.

Sulmuesi argjentinas, Kun Aguero do të bartë numrin 19-të tek kataluansit, Ndërsa numri 9-të i është rezervuar holandezit, Memphis Depay.

Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia do ta ketë numrin 24 tek Barcelona këtë sezon, kurse Emerson Royal do ta mbaj numrin 22-të./Indeksonline/