75 Mall Live Search
15:15 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Gj. Sh

Barcelona e shqetësuar me lëndimin e Yamal, kërkon të largohet nga grumbullimi me Spanjën

Lamine Yamal ka shqetësuar klubin e Barcelonës.

17-vjeçari spanjoll u largua mbrëm në fund të ndeshjes me Danimarkës, si pasoj e një lëndimi, shkruan IndeksOnline.

Ai u pa duke dal nga fusha duke çaluar, e kjo nuk i ka përlqyer klubit katalanas.

Edhe pse lëndimi i Yamal nuk duket serioz, dhe ende nuk janë bërë ekzaminimet mjekësore, Barcelona nuk dëshiron të rrezikoj talentin e tyre.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalanase ‘Sport’, Barcelona ka kërkuar nga Federata e Futbollit Spanjoll të lirojë nga grumbullimi futbollistin Lamine Yamal.

Po ashtu raportohet se Yamal nuk do të luaj në ndeshjen e radhës të Spanjës, të marten ndaj Serbisë, për të shmangur një rikthim të mundshëm dhe komplikime të mëtejshme fizike./IndeksOnline/