“Barcelona” e Superligës merr fitoren e parë sivjet
Dukagjini ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Superligë.
Skuadra nga Klina ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës.
Golin e vetëm për Dukagjinin e shënoi Husein Demiri në minutën e 40-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Edhe për kundër fitores, Dukagjini është në vendin e fundit me 4 pikë derisa Trepça ’89 në vendin e shtatë me 9 pikë.
Kujtojmë se javë më parë, trajneri i Dukagjinit tha se skuadra e tij është “Barcelonë” për skuadrat e Superligës. /IndeksOnline/