75 Mall Live Search
22:50 / E Martë, 14 Shtator 2021 / C E

Barcelona ekip për “gjynah”, pa Messin nuk është “kurrkah”

Bayern Munchen ka dalë me fitore të madhe nga Camp Nou.

Bavarezët kanë mposhtur Barcelonën me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Thomas Muller në minutën e 33-të, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë u hap :rruga” për Lewandowskin. Polaku realizoi golin e dytë dhe të tretë (56’ & 85’) për Bayernin. .

Bayerni është në vendin e parë në grupin E me 3 pikë, Benfica dhe Dynamo Kyev me nga një pikë dhe Barca e fundit pa asnjë pikë. /IndeksOnline/