21:04 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / C E

Barcelona është mësuar me humbje, e mposht edhe ‘plaku’ Falcao

Barcelona ka vazhduar me rezultate negative në La Liga.

Katalonasit janë mposhtur nga Rayo Vallecano me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit spanjoll.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Radamel Falcao në minutën e 30-të.

Depay e pati mundësinë e mirë të barazoj rezultatin në minutën e 72-të por nuk ia doli të shënoj nga penalltia.

Me këtë humbje, Barca mbetet në vendin e nëntë me 15 pikë, ku ka humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit. /IndeksOnline/