Barcelona është pagjumë, mbrëmë në hotel u ndez alarmi i zjarrit!

Skuadra e Barcelonës do të luaj sonte ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germain, ndeshje e vlefshme për 1/16 në UEFA Champions League.
Klubi nga Katalunia dje ka mbërritur në Paris, por nuk ka pasur natë të mirë, transmeton IndeksOnline.
Ashtu siç shkruhet në mediat franceze, një tifoz i PSG-së kishte paguar dhomë hoteli në të njëjtin vend ku ishte akomoduar klubi katalunas.
Rreth orës 5:00 të mëngjesit, tifozi kishte ndezur alarmin e zjarrit, duke lënë lojtarët e Barçës pagjumë!
Përveç kësaj, para se të ndodhte alarmi falso, Barcelona u zgjua edhe në momentin kur tifozët parsien rreth orës 3:00 ndezën fishekzjarrë para hotelit.
Kujtojmë që takimi i parë mes Barcelonës dhe PSG-së kishte përfunduar me rezultat 4-1 në të mirë të klubit nga Franca./IndeksOnline/