75 Mall Live Search
23:54 / E Martë, 25 Maj 2021 / C E

Barcelona fillon kontaktet me Raiolan, kërkon Donnarumman

Milani ka përfunduar transferimin e Maingnan dhe tani i takon Gigio Donnarummas dhe Mino Raiolas të dalin hapur.

Lamtumira e portierit nga kuqezinjtë është e sigurt tashmë, por mbetet për t’u kuptuar se cila do të jetë skuadra që do t’i garantoj një kontratë me 12 milionë euro në sezon, së cilës do t’i shtohej edhe një komision 20 milionë euro për menaxherin.

Juventus duket se është në pole position, por, siç ka bërë të ditur Sport Mediaset, Barcelona ka kontaktuar Mino Raiolan në orët e fundit dhe duket se është gati ta zëvendësoje Ter Stegen me portierin italian.

Donnarumma u rrit te skuadra e Milanit por rinovimi i kontratës ishte shumë i vështirë në dy raste dhe tani ai do të jetë një lojtarë i lirë. /IndeksOnline/