75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Barcelona fillon spastrimin, pas Setiene shkarkohet edhe Abidal

Barcelona si duket e ka marrë seriozisht humbjen nga Bayern Munchen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Spanjollët kanë filluar spastrimin e stafit të skuadrës, ku pas trajnerit Setiene është shkarkuar edhe drejtori sportiv, Abidali.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra përmes faqes zyrtare, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi i klubit:

FC Barcelona dhe Éric Abidal kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së detyrueshme të dyja palët.

Klubi shpreh mirënjohjen e tij për Éric Abidal për profesionalizmin, përkushtimin dhe trajtimin pozitiv dhe të afërt që ai gjithmonë ka treguar ndaj të gjitha pasurive që përbëjnë familjen Barça. /IndeksOnline/