75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Barcelona fiton ”dramën” ndaj Borusia Dortmundit në ”Signal Iduna Park”

Një ”dramë” e madhe u zhvillua sonte në stadiumin ”Signal Iduna Park”.

Barcelona ka marr tre pikë të plota ndaj Borusia Dortmundit, duke fituar me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.

Të gjitha golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë.

Raphina i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 53-të, para se Guirassy të shënonte nga penalltia në minutën e 60-të.

Ferran Torres riktheu epërsinë e katalanasve në minutën e 75-të.

Pas dy minutave, Guirassy barazoi përsërsi shifrat në 2-2.

Nuk zgjati shumë dhe Barcelona riktheu rezultatin, ku Torres me golin e dytë personal në minutën e 85-të, i solli fitoren dhe tre pikë nga kjo përballje.

Barcelona ka 15 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Dortmund 12 pikë./IndeksOnline/