75 Mall Live Search
22:57 / E Diele, 21 Shtator 2025 / G T

Barcelona fiton lehtë, i rri mbrapa Realit në tabelë

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të lehtë ndaj Getafes me shifrat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë.

Dy golat e pjesës së parë i shënoi Ferran Torres, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, klubi katalunas shënoi edhe një me anë të Dani Olmos.

Barcelona me fitore shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri, Real Madrid (16)./Indeksonline/