Barcelona fiton me përmbysje ndaj Real Oviedos

Barcelona ka shënuar fitoren e tretë radhazi në La Liga, derisa ende nuk ka pësuar humbje këtë sezon, në gjashtë ndeshje të zhvilluara.
Skuadra katalanase fitoi në udhëtim ndaj Real Oviedos, me përmbysje rezultati, nga 1-0 në 1-3, shkruan IndeksOnline.
Oviedo e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale, pasi Alberto Reina shënoi një gol të bukur në minutën e 33-të.
Eric Garcia barazoi shifrat në minutën e 56-të, derisa Robert Lewandowski shënoi golin e epërsisë së Barcelonës, në minutën e 70-të.
Fitoren e vulosi goli i Ronald Araujos, në minutën e 88-të.
Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 16-pikëve dhe renditet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Real Madridi.
Në anën tjetër, Real Oviedo ka vetëm 3 pikë dhe renditet në vendin e 18-të./IndeksOnline/