22:55 / E Enjte, 02 Mars 2023 / Gj. Sh

Barcelona fiton midis ”Bernabeut”

Barcelona ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Katalanasit mposhtën Real Madridin midis ”Santiago Bernabeut” me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 26-të, ku Militao shënoi në portën e gabuar.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në ”Camp Nou;; me 5 prill.

Fituesi i ndeshjes Barcelona – Real Madrid, në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Bilbao – Osasuna, me këta të fundit që kanë avantazh 1-0 nga ndeshja e parë./IndeksOnline/