Barcelona fiton miqësoren në Korenë e Jugut, mposht thellë Daegun

Barcelona ka fituar ndeshjen miqësore ndaj skuadrës koreane, Daegu.
Ata kanë fituar me rezultat të thellë 0-5, me miqësoren që zhvillohet si pjesë e turneut aziatik të skuadrës katalanase.
Golat u realizuan nga Gavi që shënoi 2, Lewandowski, Toni Fernandez si dhe Marcus Rashford, që shënoi golin e tij të parë me Barçën./IndeksOnline/