75 Mall Live Search
22:00 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Barcelona fiton ndaj Osasunës, siguron finalen e Superkupës së Spanjës

Barcelona është finalistja e dytë e Superkupës së Spanjës.

Skuadra katalanase në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Osasunës, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Robert Lewandowski shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 59-të.

Fitoren skuadrës së Xavit ia siguroi Lamine Yamal në 90+3.

Në finale Barcelona do të luaj kundër Real Madridit./IndeksOnline/