75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Barcelona-Galatasaray përfundon pa fitues

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Camp Nou” mes gjigandit katalunas Barcelona dhe skuadrës tuke Galatasaray, e vlefshme kjo për takimin e parë të fazës së eliminatoreve të Ligës së Evropës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Barcelona dhe Galatasaray nuk kanë arritur ta gjejnë golin në ndeshjen e sotme, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.

Pavarësisht dominimit të ndeshjes, ku kishte posedimin e topit, tentimet për gol dhe gjuajtjet drejt portës, Barcelona nuk arriti të gjej golin kundër gjigandit turk.

Ndeshja e sotme mbyllet me rezultat të barabartë 0:0, kurse ndeshja e kthimit zhvillohet më datën 17 mars me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Nef” të Stambollit.

Rezultati final i ndeshjes është 0:0.