12:59 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / A. M.

Barcelona gjen zgjidhjen për regjistrimin e blerjeve të reja

Duket se klubi i Barcelonës ka gjetur zgjedhjen për të krijuar hapësira për regjistrimin e të gjithë futbollistëve të rinj.

 Ditën e sotme pritet të depozitohet në ligë kontrata e shitjes së 24.5% të aksioneve të “Barca Studios”, për vlerën e 100 milionë eurove, vetëm pak ditë pasi shitën të njëjtën përqindje aksionesh, transmeton IndeksOnline.

Paralelisht me këtë lëvizje, po negociohet edhe me menaxherët e De Jong, Depay e Braithwaite, të cilët kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Barcelonë dhe synohet që të ndërpritet bashkëpunimi me të tre.

Për mesfushorin po negociohet një shitje te Chelsea, që do të konsolidonte jo pak financat e klubit, ndërsa dy sulmuesit mund të lihen të lirë, me një dëmshpërblim minimal.

Të gjitha këto veprime, Barcelona synon t’i kompletojë brenda ditës së sotme, në mënyrë që nesër të dorëzojë në Ligë edhe kontratat me futbollistët e transferuar këtë verë./IndeksOnline/