75 Mall Live Search
20:01 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Barcelona gjenë zgjidhjen për transferimin e Neymar, sakrifikon yllin e skuadrës

Barcelona është në kërkim të transferimit të Neymar gjatë afateve të transferimeve.

Mirëpo siç duket katalunasit për ta bërë të mundshme këtë transferim do të sakrifkojnë Antoine Griezmann, transmeton IndeksOnline.

Barcelona do të ofrojë Griezmannin te Paris Saint-Germain në mënyrë që ta rikthej Neymarin në skuadrën e Barcelonës.

Skuadra e Barcelonës besohet se e vlerëson Griezmannin me shumën prej 90 milionë funtash.

Kurse Griezmann ka bërë 37 paraqitje për Barcelonën që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi./indeksOnline/.