Barcelona heq dorë nga Nico Williams, Premier League destinacion i mundshëm

Anësori spanjoll, Nico Williams me shumë gjasë do të largohet nga Athletic Bilbao në fund të sezonit.
Williams, ishte në shënjestër të Barcelonës gjatë gjithë verës pas shkëlqimit të tij në “Euro 2024”, por Williams vendosi të qëndrojë në Bilbao.
❗️ Novedades sobre el futuro de Nico Williams y el interés del Barça
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) December 3, 2024
🏴 'The Athletic' afirma que el jugador tiene más números de jugar en la Premier Leaguehttps://t.co/h0exiiOVIp
Mirëpo siç raporton “The Athletic”, Williams mund të shkojë drejt Premier League me Arsenalin, Manchester Unitedin, Chelsean dhe Tottenhamin të interesuara për spanjollin.
Për Williamsin, ka interesim edhe nga Gjermania, më saktësisht nga Bayern Munichu.
Williams, këtë sezon ka bërë 18 paraqitje ku ka shënuar 2 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/